2021/12/29 - 12:50
Sot në cilësisë e Drejtores së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të komunës së Fushë Kosovës, zhvillova një takim të frytshëm me drejtorin e Shoqatës Jetimat e Ballkanit z.Halil Kastrati, në zyrën qendrore të kësaj organizate. Ky takim sa ishte i dobishëm ishte edhe motivues për drejtorinë të cilën e drejtoj, për shkak të vullnetit të kauzës qëllim-mirë të z.Kastrati. Mes tjerash u dakorduam që të viti që vjen të jetë vit i bashkëpunimit të ngushtë mes organeve që ne drejtojtojmë. Mirëqenia Sociale e veçanërisht familjet me nevojë do të kenë vend kyç në prioritetet e Drejtorisë që e menaxhoj.