2023/02/13 - 10:53
Drejtoria e Shërbimeve Publike e komunës së Fushë Kosovës përmes ekipeve mobile, po vazhdon me largimin e mbeturinave të vëllimshme që qytetarët po i vendosin afër kontejnerëve e të cilat nuk janë të lejuara sidomos drunj dhe pemë të prera.
Lusim qytetarët e komunës sonë që këto mbeturina ti përpunojnë vetë kurse ato të vëllimshme (mobile, sanitari etj) do të vazhdojmë ti largojmë.