2023/01/27 - 3:48
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha, Drejtoritë Komunale, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, Fushë-Kosovë, KFOR, përfaqësues të Komunitetit etj.
Fjalën kryesore dhe prezantimin e raportit e bëri: Ushtruesi i detyrës së Komandantit të Stacionit Policor në Fushë Kosovë, Kapiten Argjend Gashi, i cili foli për aktivitetet e Policisë, të arriturat dhe sfidat që e kanë përcjellë Policinë në stacionin e Fushë Kosovës.
Kryetari Berisha në fjalën e tij ka vlerësuar lartë punën e Policisë dhe të gjithë akterëve tjerë të sigurisë në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend, si dhe për përmbushjen e objektivave dhe obligimeve kushtetuese dhe ligjore.
Po ashtu Kryetari tha se njëra nga projektet me të rëndësishme të Komunës për vitin 2023 do të jetë mbulimi me kamera i të gjitha hapësirave në Komunën e Fushë-Kosovës, gjë që do të rrisë edhe më shumë sigurinë dhe do të lehtësoj punën e policisë.