Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Dy takime në Zyrën e Kryetarit të Komunës

2018/04/20 - 3:37

Drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës z. Enver Rexha, së bashku me Arkeologun e njohur z. Haxhi Mehmetaj, vizituan Komunën e Fushë-Kosovës. Në saje të punës së frytshme shumëvjeçare me Komunën e Fushë-Kosovës, mysafirët i dhuruan Kryetarit të Komunës Hartën Arkeologjike të Kosovës – vëllimi i 3-të.

Në takim gjithashtu u nënshkrua Memorandum i Bashkëpunimit për vazhdimin e punimeve në Kalanë e Harilaçit për këtë vit, projekt ky i financuar bashkërisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Fushë-Kosovës.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha, priti në takim Nënkryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës z. Agim Ademi me të cilin u diskutua për përparimin e futbollit në Komunën e Fushë-Kosovës si një faktor shumë i rëndësishëm i zhvillimit të sportistëve në Komunën tonë.