Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Edhe një sukses tjetër i Komunës së Fushë-Kosovës

2017/02/02 - 9:52

Përmes disa kritereve të cilat është dashur të përmbushen, Komuna e Fushë-Kosovës është përfituese e projektit të USAID-it për Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.
Ky projekt do të zgjatë 5 vite dhe në fokus do të jenë zhvillimi, avancimi dhe futja në përdorim e modeleve për komuna të cilat janë transparente dhe llogaridhënëse. Në total komunat e para-përzgjedhura janë 16.