2023/04/24 - 8:06
Komuna e Fushë Kosovës ka organizuar aktivitetin “Panairi i Riciklimit” në bashkëpunim me “ECMI” Kosovë, me mbështetje të “USAID” në Kosovë në sheshin “Adem Jashari” në qytetin tonë, për të shënuar ditën ndërkombëtare të tokës.
Ky Panair u organizua me një ekspozitë nga fëmijët e shkollës fillore “Selman Riza”, të cilët përgatitën vepra arti mahnitëse për rëndësinë e riciklimit dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në fund të ekspozitës u krijua një komision vlerësues ku për tri vendet e para u shpërndanë çmime.
Ky rast ishte një mundësi e shkëlqyer për të promovuar rëndësinë e riciklimit dhe mbrojtjen e mjedisit tek brezi i ri dhe tek qytetarët e Fushë Kosovës.
Komuna e Fushë Kosovës dhe “ECMI Kosovë” do të vazhdon të punojë me komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian dhe palët e tjera të interesuara në ristrukturimin e grumbullimit të mbeturinave në Fushë Kosovë dhe fuqizon menaxhimin e mbeturinave të riciklimit në komunë përmes një qasjeje shumëplanëshe.