Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

2013/01/16 - 1:47

Duke ju dëshiruar mirëseardhje pjesëmarrësve të këtij takimi, kryetari i Komunës, Burim Berisha fillimisht njoftoi të pranishmit për rendin e ditës që u aprovua unanimisht dhe më pas u diskutua për vendimin e fundit që ka marrë Kuvendi i Komunës rreth Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi. Të pranishmit mbështetën këtë udhëzim dhe njëherazi u vendos që ky këshill të punoj sipas këtij dokumenti.

Një pikë tjetër ishte edhe diskutimi rreth rastit të fundit ku janë dëmtuar një numër i varrezave të komunitetit ortodoks në Fushë-Kosovë, ku nga të pranishmit u dënua dhe u kërkua që autorët e kësaj vepre të dalin sa ma shpejtë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Në mbledhje përveç anëtarëve të këtij këshilli morën pjesë edhe përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut.

Vlerësimi i përbashkët ishte se situata e sigurisë në Fushë-Kosovë vazhdon të jetë e qetë dhe se toleranca në këtë komunë është në nivelin më të lartë.