Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Filloi ndërtimi i QMF në fshatin Bardh i Madh

2020/12/02 - 3:18

Sot u vendos gurthemeli i ndërtimit të objektit të QMF-së në fshatin Bardh i Madh. Në këtë objekt do të ofrohen shërbime dhe do të plotësohen kërkesat dhe nevojat shëndetësore për një shëndet më të mirë për qytetarët e këtij fshati por edhe të vendbanimeve përreth.

Realizimi i këtij projekti do të financohet nga “Duart e Bamirësisë” dhe “Kuwait Society for Relief” në bashkëpunim me Komunën e Fushë-Kosovës.

Kryetari i Komunës z.Burim Berisha uron qytetarët për këtë projekt i cili do të ndikoj në përmirësimin e infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore.