Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Filloi ndërtimi i shkollës fillore në fshatin Pomozotin

2015/08/13 - 1:46

Sot filluan punimet për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore – PNF “Zejnel Salihu“ në Pomozotin.  Mjetet janë siguruar nga Zyra e BE-së në bashkëpunim me IOM.
Objekti në total do të kushtoj 164.491.00 € , prej tyre 127.491.00 i siguron BE, kurse Komuna e Fushë-Kosovës participon me 37.000.00 € .

Objekti shkollor do të ketë një hapësirë prej 200 m2, 5 klasa mësimore, sallën e arsimtarëve dhe toaletet brenda hapësirës shkollore.

Projekti do të kryhet nën mbikëqyrjen e BE-së dhe Komunës së Fushë-Kosovës.

Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të objektit morën pjesë:

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha , Kryesuesi i Kuvendit z.Fadil Krasniqi, Drejtori i Drejtorisë për Arsim z. Islam Shabani si dhe Përfaqësuesi nga BE – z.Faton Kelmendi.
Vlen të përmendet fakti se fëmijët do të mësojnë në objektin e vjetër shkollor deri në përfundim të ndërtimit të objektit të ri.