Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Filloi realizimi i projektit “Ndërtimi i fushës sportive në fshatin Graboc i Poshtëm”

2015/10/16 - 12:19

Sot kanë filluar punimet rreth ndërtimit të fushës së sportit në fshatin Graboc i Poshtëm. Tani e tutje, rekreacionet sportive banorët e këtij fshati do të kenë mundësi t’i zhvillojnë në këtë ambient sportiv.
Komuna e Fushë-Kosovës, me kryetarin z.Burim Berisha, do të vazhdoj edhe më tutje që të realizoj projekte të tilla për ofrimin e kushteve sa më të mira rekreative-sportive për të gjithë qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës.