Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Filloi shpërndarja e kontejnerëve në të gjitha fshatrat e Fushë-Kosovës

2018/07/26 - 3:27

Projekti i Komunës së Fushë-Kosovës për shpërndarjen e kontejnerëve 240 litra, ka filluar sot nga fshati Graboc e do të vazhdojë në të gjitha fshatrat.

Këta kontejnerë do të jenë më të lehtë për riciklim të mbeturinave dhe qytetarët do t’i kenë mundësitë që kontejnerët që kanë ngjyrën e verdhë t’i dallojnë dhe vendosjen e mbeturinave ta bëjnë sipas standardeve.

Faza e parë e shpërndarjes do të nisë me 3000 kontejnerë për të vazhduar më pas edhe me rreth 4000 kontejnerë tjerë.

Drejtoria e Shërbimeve Publike është mobilizuar që këtë projekt ta realizojë sipas planifikimit.