Fillojnë punimet në rrugën “Hajrullah Zymi” në qytet
2024/09/07 - 9:58
Nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës Besnik Osmani dhe Drejtori pë Investime Kapitale Bardhyl Kojqiqi kanë vizituar punishtēn rrugën “Hajrullah Zymi” ku kanë filluar punimet intenzive për të zbatuar projektin që përfshin ndrrimin infrastrukturës nëntokësore (kanalizimi fekal dhe ai atmosferik), zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e parkingjeve horizontale gjatë gjithë brezit të rrugës.
Vlera e kontratës është rreth 278.000 euro dhe në një gjatësi prej 540 metra, gjerësi 8 metra me tre shirita përdorimi.
Shpresojmē në mirëkuptimin e banorëve të cilët gjatë ekzekutimit të punimeve mund të kenë pengesa në lëvizjen e tyre. Ky projekt është dashur tē filloj më herët por fillimi i punimeve është vonuar për të mos penguar qēndrimin e mërgimtarëve tanë.
Projekte tjera së shpejti në zbatim për qytetin tonë.