Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Fushë-Kosova nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit ndër komunal të regjionit të Prishtinës

2023/12/12 - 7:42

Nënkryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z. Besnik Osmani, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndër komunal të regjionit të Prishtinës.
Përmes kësaj marrëveshjeje ndër komunale, Komuna e Fushë-Kosovës dhe komunat e tjera pjesëmarrëse si: Prishtina, Lipjani, Obiliqi, Podujeva e Graqanica do të bashkërendojnë aktivitetet në disa fusha përfshirë e atë të menaxhimit të mbeturinave, rrugëve publike, qenëve endacakë dhe transportit publik, me anë të të cilave do të krijohen lehtësira për mirëqenien e qytetarëve të Komunës sonë.
Me zbatimin e këtyre zotimeve qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës do të përfitojnë rrugë të reja që lidhen me kryeqytetin, transport të integruar publik dhe kapacitete të shtuara të menaxhimit të shërbimeve publike.
Kjo marrëveshje ndër komunale është nënshkruar nga nënkryetari i Komunës, z. Besnik Osmani dhe kryetarët e komunave Prishtinë, Lipjan, Obiliq, Podujevë dhe Graqanicë.