Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

GRUPI I GRAVE NGA FUSHË-KOSOVA – VIZITË STUDIMORE NË LILLEHAMMER DHE OSLO NË NORVEGJI

2015/09/25 - 12:37

Më qëllim të shkëmbimit të praktikave, përvojave të mira në fushën e avancimit dhe përfshirjes së gruas në të gjitha fushat, grupi i grave nga Komuna e Fushë-Kosovës, në përbërje nga përfaqësueset e drejtorive të Administratës, Kulturës, Arsimit, Shëndetësisë, Financave, Zyra e Barazisë Gjinore, Zyra e Komuniteteve dhe përfaqësuese nga Policia e Kosovës, ky grup i grave, prej 12 vetave, ishin në vizitë pune nga data 05-12.09.2015 në komunat Lillehammer dhe Oslo të Norvegjisë, ku patën rastin të takojnë, dëgjojnë, shohin nga afër praktikat e mira.

Vizita është mbështetur nga Ambasada Norvegjeze, Nansen Fressenter for Peace and Dialogue dhe Komuna e Fushë-Kosovës. Gjatë këtyre ditëve kanë takuar shumë gra përfaqësuese në jetën politike, përfaqësuese nga niveli qendror dhe lokal si në komunë, arsim, shëndetësi, policia, si dhe rrjete të ndryshme të grave që merren me promovimin dhe fuqizimin e pozitës së gruas.

Meritë e veçantë, për punë të palodhshme, i takon z. Steinar Bryn, këshilltar i lartë i Nansen Center for Peace and Dialogue, i cili i ka organizuar të gjitha në mënyrë që kjo vizitë të jetë sa më e suksesshme.