Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT NJË HAP MË AFËR QYTETARIT

2015/05/07 - 12:12

Institucioni i Avokatit të Popullit pranon ankesat që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut apo keqpërdorim të pushtetit ndaj individëve nga ana e institucioneve të Kosovës.
Çdo qytetar i Kosovës mund t’i parashtrojë ankesë Institucionit të Avokatit të Popullit.
Dita e hapur në komunën e Fushë Kosovës do të mbahet më 12 maj 2015 (e martë) nga ora 13.30 – 15.00 në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës.