Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ka filluar faza e parë e projektit në Sllatinë të Vogël

2014/09/30 - 12:21

Komuna e Fushë-Kosovës, ka filluar punët me Projektin me titull: ‘Rregullimi i parkut te pishat në fshatin Sllatinë e Vogël’.

Punët që do të kryhen në këtë projekt, janë:

Pastrimi i terrenit, ngjeshja dhe furnizimi me zhavorr;

Furnizimi dhe vendosja e skajoreve dhe kubëzave;

Punimi i kanaleve dhe vendosja e gypave për largimin e ujërave;

Punimi dhe rrafshimi i bankinave;

Ekzekutimi i punës profesionale; etj.