Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ka përfunduar projekti “Rregullimi i parkut në pisha të fshatit Sllatinë e Vogël

2015/08/13 - 1:42

Ka përfunduar me sukses projekti “Rregullimi i parkut te pishat”, i financuar nga buxheti komunal, i cili është realizuar në  lokacionet ‘Te pishat – Sllatinë e Vogël’.

Përmes këtij projekti synohet që të  krijohet: Infrastrukturë moderne turistike, shtimi i numrit të vizitorëve që do të frekuentojnë këtë park, kushte të favorshme mjedisore,  krijimi i pamjes së mirë, krijim të kushteve moderne, shëndetësore, etj. Janë punuar stazat e ecjes me rërë dhe skajore nga drunjtë, parkingu, ulëset, etj.