Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Ka përfunduar turniri në futboll të vogël në nderim të dëshmorit ‘Arsim Zogjani’

2016/05/24 - 1:50

Është organizuar turniri memorial për nderë të dëshmorit të kombit ‘Arsim Zogjani’. Këshilli organizativ, pas shumë përgatitjeve arriti që të finalizoj këtë turnir.

Pjesëmarrës ishin një numër i madh i të rinjve jo vetëm nga komuna e Fushë-Kosovës por edhe nga komunat për rreth të cilët shkëlqyen me lojën e tyre.

Fitues i këtij turniri ishte ekipi “VENERA” nga Drenasi kurse në vendin e dytë u rendit ekipi nga fshati Grabovc.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Fushë-Kosovës ishte mbështetëse e këtij turniri edhe në këtë vit ashtu siç ka vepruar edhe vitet e kaluara.