2011/06/23 - 2:23
Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, Klubi i Futbollit “Fushë-Kosova” u prit nga Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, dhe Drejtorja e këtij Drejtorati znj. Nurije Avdiu.
Duke iu dëshiruar mirëseardhje futbollistëve dhe udhëheqësve të klubit, Drejtorja për Kulturë, Rini e Sport znj. Nurije Avdiu, i uroi ata për rezultatin e arritur dhe iu premtoi se do t’i ndihmojnë dhe përkrahin edhe në sezonin e ardhshëm. Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, i përgëzoi të pranishmit për rezultatin e arritur dhe fer-play që treguan futbollistët në kuadër të garave në ligën e dytë, të grupit A, të Kosovës. Kryetari Berisha iu ofroi mbështetje të plotë klubit në të gjitha drejtimet.
Kryetari i klubit “Fushë-Kosova”, z. Xhevdet Shala, nënkryetari z. Benjamin Kallaba, drejtori i klubit z.Nysret Rexhepi dhe kryetrajneri z.Zylkifli Obërtinca në emër të klubit i falënderuan nikoqirët për pritjen dhe shprehën mirënjohje të lartë për kryetarin e Komunës dhe stafin e tij, duke potencuar se pa ndihmën dhe mbështetjen e tij dhe të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport ky klub nuk do të mundej të rikthehej në ligën e parë të Kosovës. Ata u zotuan se do të përkushtohen maksimalisht që në edicionin e ardhshëm të ligës së parë të ofrojnë lojëra të mira dhe t’i kënaqin edhe tifozët e shumtë që e përcollën dhe e stimuluan klubin edhe atëherë kur ishin në momentet më të vështira.