KFORI SLOVEN dhuron një Defibrilator për QKMF-në Fushë Kosovë
2024/10/14 - 6:25
Në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare sot është bërë ceremonia e pranimit të donacionit nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in slloven me pajisje – defibrilator që ndihmon në shpëtimin e jetëve në raste emergjente kardiake.
Me këtë rast, nënkryetari Besnik Osmani ka falëmnderuar përfaqësuesit slloven dhe të KFOR-it për ndihmën e vlefshme dhe i ka informuar lidhur me aktivitetet e komunës për të vazhduar me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në komunitet.