Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

KLUBI I FUTBOLLIT FUSHË-KOSOVA SJELLË KUPËN NË ZYRËN E KRYETARIT

2023/05/25 - 11:41

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha ka pritur sot në takim kampionët e Ligës së parë të Kosovës, Viva Fresh Grupi B, trajnerin dhe stafin teknik të KF FUSHË-KOSOVA, të cilët i uroi dhe theksoi se ai dhe qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës ndjehen krenar me ta, lojën e bukur dhe kualifikimin në Superligën e Kosovës.

Lojtarët, Trajneri dhe stafi përcjellës e falënderuan  Kryetarin Berisha për  përkrahjen dhe mbështetjen financiare që kanë pasur gjatë viteve në vazhdimësi.

Kryetari Berisha  u zotua se do të vazhdojnë investimet në infrastrukturën sportive , sepse Fushë-Kosova meriton dhe do ta ketë një infrastrukturë e cila i plotëson nevojat e klubit të futbollit Fushë-Kosova.​​