Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komiteti Lokal për Siguri Publike Fushë-Kosovë

2016/07/15 - 12:56

Komiteti Lokal për Siguri Publike në Fushë-Kosovë, ‘Sektori Qendra’ dhe ‘Sektori Dardania’, mbajti mbledhjen për Siguri Publike në Komunën e Fushë-Kosovës. Të pranishëm ishin Nënkryetari i Komunës z. Jakup Dumani, Komandantja e Stacionit të Policisë në Fushë-Kosovës znj. Vjollca Hoti, Kryetari i KLSP z.Bahri Bislimi si dhe anëtarë të KLSP dhe KFOR-it.

Në këtë takim u theksua se siguria në komunë është e mirë. Komiteti Lokal për Siguri Publike bëri thirrje që  qytetarët të bashkëpunojnë me policinë si dhe për çdo rast të lajmërojnë policinë e lagjes, po ashtu u diskutua edhe për mënyrën e festimit të ahengjeve të ndryshme me moton: ‘TË FESTOJMË ME ZEMËR E JO ME ARMË’!.

Në këtë takim u fol edhe për sezonin e pushimeve dhe korrje/shirjeve si dhe u përsërit kërkesa për bujqit dhe të gjithë të tjerët që mos t’i djegin arat pas fshirjes së grurit, sepse është në kundërshtim me ligjin dhe është edhe vepër penale!