Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komuna bashkëfinancon projektin për komunitetet

2017/04/05 - 10:12

Sot, më datë 5 Prill, 2017, Kryetari i Komunës, Burim Berisha dhe Mimoza Kolshi, Drejtore e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nënshkruan “Marrëveshje Bashkëpunimi me OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VORAE)” .

Me këtë marrëveshje do të implementohet dhe do të zbatohet në tërësi programi për: ‘Përmirësimin e kushteve të banimit dhe rinovimit të objekteve të banimit (për komunitetin: rom, ashkalinj dhe egjiptas), duke përdorur praktikat më të mira të modelit të marrë nga partnerët HEKS dhe SKAT nga Zvicra’.

Ky projekt është realizuar me sukses gjatë viteve: 2014, 2015 dhe 2016 (ku janë përkrahur në total 259 familje) në disa komuna të Kosovës, ndër to bën pjesë edhe Komuna e Fushë-Kosovës.

Në këtë projekt do të bashkëfinancojë OJQ “VORAE” dhe Komuna e Fushë-Kosovës ku gjithsej shuma totale e projektit do të jetë 30.000 euro.