2023/05/19 - 8:25
Komuna e Fushë Kosovës
Drejtoria e Shërbimeve Publike
Apel për Qytetarët
Komuna e Fushë-Kosovës, ka vendosur shenjat e ndaluara që e bëjnë të qartë se mbeturinat nuk duhet të hedhen aty ku nuk e kanë vendin.
Ekipet përgjegjëse të Komunës janë në vazhdimësi në terren duke punuar me gjitha kapacitet, në të gjitha vendbanimet dhe lokalitetet ku janë hapësirat publike, duke bërë pastrimin e mbeturinave të hedhura në mënyrë të paligjshme dhe në hapësira të ndaluara, andaj Apelojmë te qytetarët që të kujdesen për ambientin dhe të mos hedhin mbeturina vend e pa vend sepse pastaj mund të krijohen deponi të egra.
Bashkë mund të përkujdesemi për një ambient më të pastër!