2019/02/22 - 3:49
Në Shkollën e Mesme të Lartë “Hivzi Sulejmani” qëndroi sot koordinatori nacional pranë ICITAP-it për Siguri në Bashkësi – Policimi në Bashkësi, Bobby Long nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ku prezantoi projektin që do të realizohet në shkollat e Komunës “The Brand in the school”.
Përmes këtij projekti pretendohet të identifikohen personat të cilët mund të kenë stres post-traumatik, për t’i ndihmuar më tutje ata në përmirësimin e shëndetit mental, fizik dhe emocional.
Pjesë e këtij prezantimi ishin edhe zyrtarë komunal, përfaqësues nga stacioni i policisë në Fushë-Kosovë, përfaqësues nga FSK si dhe stafi i shkollës!