2022/07/22 - 12:20
Në këtë dëgjim, merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, z.Fadil Krasniqi, Kryesuesi i Kuvendit, z.Ali Ismaili, z.Bardhyl Kojçiçi – zyrtar kryesorë financiar, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe qytetarë të interesuar.
Të pranishmit kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e tyre për të cilat kanë kërkuar të futen në projeksionet buxhetore 2023- 2025.
Dëgjimi i tretë me radhë do të mbahet me 26 gusht 2022.
Inkurajohen gjithë qytetarët që të marrin pjesë në dëgjimet buxhetore dhe të japin rekomandimet e tyre për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025.