Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komuna e Fushë-Kosovës lavdërohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

2016/11/18 - 12:18

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, të mbajtur më datë 16.11.2016, në debatin për Kosovën, përfaqësuesi i OKB-së për Kosovë, z. Zahir Tanin, lavdëroi punën në komunën e Ferizajt dhe të Fushë-Kosovës, citim: ‘Dua të shfrytëzoj këtë rast për të lavdëruar disa përpjekje të shkëlqyera për pajtim, në nivel komunal, ku autoritetet komunale kanë dëgjuar dhe iu kanë përgjigjur shqetësimeve të komuniteteve të tyre, duke rezultuar në progres të vërtetë.

Në Ferizaj / Urosevac, Kryetari caktoi Nënkryetarin për Komunitete, pavarësisht se nuk kishte asnjë detyrim ligjor për ta bërë këtë.

Autoritetet komunale iu përgjigjën një kërkese për ndihmë për ta pastruar dhe për të siguruar një varrezë ortodokse serbe dhe mori përsipër për të siguruar mbështetje të vazhdueshme për t’i ruajtur varrezat. Në Fushë-Kosovë / Kosovo Polje, autoriteti komunal miratoi ndarjen e fondeve për të pastruar tri varrezat ortodokse serbe’, në Fushë-Kosovë, Bresje dhe Kuzmin.