Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komuna e Fushë Kosovës përfituese e Kontingjentit të Ndihmave Mjekësore

2023/09/05 - 1:25

Komuna e Fushë Kosovë dhe OH “KIF LIRIA”  e përfaqësuar nga z. Xhafer Balaj, përmes Memorandum Bashkëpunimit i cili ka pasur për qëllim një donacion  nga Suedia, i përbërë me aparatura mjekësore, material shpenzues medicinal, mjete dhe materiale të nevojshme për personat me aftësi të veçanta, e të cilat janë shpërndarë në:

Qendrën e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë,

Zyrën e Handikap dhe Kryqin e Kuq, Dega Fushë-Kosovë,

Komuniteti Romë, Ashkali dhe Egjiptian,

Shoqata e të verbërve dhe me të pamur të dobësuar me seli në Prishtinë,

Bibliotekën Kombëtare të Kosovës,

Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë,

Klinikën e mjekimit intensiv në Prishtinë dhe

Klinikën e Ortopedisë në Prishtinë.

Komuna e Fushë-Kosovës e falënderon Drejtorin, z. Xhafer Balaj   dhe  të  gjithë bashkëpunëtorët të cilët ndihmuan në realizimin e marrjes dhe shpërndarjes së këtij donacioni.