Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Komuna e Fushë Kosovës përfituese e Kontingjentit të Ndihmave Mjekësore

2023/03/17 - 11:12

Komuna e Fushë Kosovë dhe OH “KIF LIRIA” kanë nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të sjelljes së një donacioni nga Suedia, i përbërë me aparatura mjekësorë, material shpenzues medicinal, mjete dhe materiale të nevojshme për personat me aftësi të veçanta, e të cilat janë shumë të mirëseardhura për Qendrën e Mjekësisë Familjare, Zyrën e Handikap dhe Kryqin e Kuq. Me datë 16.03.2023 në Komunën e Fushë-Kosovës, arriti një kontingjent i ndihmave nga Organizata Humanitare Suedeze “Human Bridge“, e cila në bashkëpunim me OH “KIF LIRIA” e bënë të mundur realizimin e këtij projekti. Me këtë rast Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, falënderoi dhe ndau mirënjohje për bashkëpunimin dhe realizimin e këtij kontingjenti, drejtuesin e OH ”KIF LIRIA “ z. Xhafer Bala, z. Miftar Zagraxha dhe bashkëpunëtorët e tjerë që ishin pjesë e këtij projekti me vlerë dhe rëndësi për Komunën e Fushë Kosovës.