2024/10/03 - 10:50
Në kuadër të procesit të konsultimit publik, sot Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha ka pritur në takim përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit.
Tema kryesore e takimit ka qenë harmonizimi i planit të dy komunave përgjatë kufirit administrativ për të siguruar një qasje të përbashkët e të qëndrueshme për t’u siguruar se planet mbështesin zhvillimin lokal dhe harmonizimin e qasjes zhvillimore në kuadër të bashkëpunimit ndër komunal.
Ditët në vijim do të mbahen takime edhe me komunat e tjera në kuadër të përgatitjeve finale për Planin Zhvillimor Komunal të Komunës së Fushë Kosovës, përmes të cilit do të hapet një kapitull tjetër i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik e social në komunën tonë.
Deri më tani përveç një vargu të konsultimit me qytetarët janë mbajtur konsultime të ndara me palët e interesit siç janë ndërmarrjet publike, përfaqësuesit e biznesit e të shoqërisë civile.
Plani zhvillimor komunal është dokument kyç për projektimin e zhvillimit afatgjatë të Komunës së Fushë Kosovës.