Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari Berisha priti në takim Prof.Dr. Nazmi Mustafën

2014/10/14 - 1:19

Kryetari  komunës,  z.Burim Berisha,  priti sot në një takim të përzemërt  rektorin e Kolegjit të Menaxhmentit Internacional “Globus”, Prof.Dr. Nazmi Mustafën dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutua për programin e studimeve Master Menaxhment i Institucioneve në Edukim si dhe mundësitë e bashkëpunimit për realizim të projekteve zhvillimore.

Qëllimi i Programit Menaxhment i Institucioneve në Edukim është  krijimi i personelit menaxhues me kompetenca të nevojshme, të cilët në mënyrë efektive do të ndikojnë në progresin e të gjitha elementeve menaxheriale në fushën edukativo-arsimore, veçanërisht në ngritjen e cilësisë.
Kryetari Berisha i dhuroi prof. Mustafës një dhuratë modeste, më pas ai tha se ‘është një ndjenjë e veçantë ta kem në zyre profesorin tim, i cili është një kuadër shumë i nderuar dhe i respektuar e këtë e ka dëshmuar edhe vepra e tij prej një pedagogu dhe eksperti të dalluar.