2022/12/13 - 3:43
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha ka pritur në një takim përfaqësuesit e Bankës Botërore z.Axel Baeumler (ekonomist i lartë i infarstukturës), z. Ramon Munoz-Raskin (specialist i lartë i transportit) z. Redon Begolli (specialist i lartë i energjisë) dhe Idriz Maliqi menagjer i projektit nga Komuna e Prishtinës.
Temë e diskutimit ishte qytetet e jetueshme dhe lëvizshmëria urbane që kan të bëjnë me investimet e udhëhequra në nivelë kombëtar për zgjidhjen e mundëshme të mbingarkesës të Korridorit M9 ndërmjet Fushë Kosovës dhe Prishtinës, me një projekt të rëndësisë të veqant, i cili ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të ngusht dhe afatgjatë të Komunës së Fushë Kosovës dhe Bankës Botërore, me vlerë 17 milion euro dhe i cili pritet të zgjatë 2 deri në 4 vite e që përfshin pjesën nga rrethi i qytetit të Fushë Kosovës deri në Prishtinë nga i cili pritet të bëhet zgjidhja e përhershme e këti korridori.
Kryetari Berisha ofroj gadishmëri për ralizimin e këti projekti por edhe për bashkëpunime tjera në të ardhmen.