Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari Berisha priti përfaqësuesin e lartë të USAID në Kosovë

2022/11/23 - 1:23

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha ka pritur në takim përfaqësuesin e USAID në Kosovë, z. Jashua Mike, Drejtor për Rritje Ekonomike. Në takim u diskutua për fillimin e punës së Projektit “Recycling Matters Aktivity Fushë Kosova”, projekt ky i financuar nga USAID dhe i implementuar nga ECMI Kosova për mbështetjen e procesit të riciklimit dhe përfshirjes së mbledhësve joformal. z. Adrian Zeqiri, Drejtor Ekzekutiv i ECMI Kosovës, informoi për punën e deritashme të projektit.

Kryetari Berisha rikonfirmoj gatishmërinë e Komunës së Fushë Kosovës për angazhimin në arritjen e objektivave të këtij projekti. Njëherësh falënderoi USAID për mbështetje të vazhdueshme Komunës së Fushë Kosovës gjatë viteve edhe në shumë fusha tjera.