Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari Berisha uron qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës me rastin e 28 Nëntorit – Festës së Flamurit

2014/11/28 - 12:43

Kryetari i Komunës, z.Burim Berisha, i ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës me rastin e 28 Nëntorit – Festës së Flamurit. Në urimin e tij ndër të tjerat thuhet:

‘Sot  është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, sepse na rikujton 28 Nëntorin e vitit 1912, ditën  kur është realizuar një pjesë e ëndrrës së shumë e shumë gjeneratave të popullit tonë, të cilët kontribuuan dhe sakrifikuan trupin, shëndetin, lirinë dhe jetën e tyre, për një qëllim sa madhor aq edhe fisnik të popullit tonë. Duke pasur parasysh vlerën dhe rëndësinë e posaçme të kësaj Dite për popullin tonë, me shumë emocione dhe me krenari, ju uroj, miqve, dashamirëve dhe të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen – 28 Nëntorin, me dëshirë që shqiptarët, kudo që janë, të jetojnë të lirë, të bashkuar dhe të pavarur, sa të ketë jetë në planetin tonë’.