Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës, Burim Berisha, priti në takim Feim Salihun, Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes “Pastrimi”

2015/04/28 - 8:49

Sot, Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, priti në takim z. Feim Salihun, Kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes “Pastrimi”. Në këtë takim u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, siç ishte blerja e kompesterit (mjet për grumbullimin e mbeturinave organike). Ky projekt do të implementohet në disa komuna të Kosovës, e në mesin e këtyre komunave do të përfitojë edhe Komuna e Fushë-Kosovës.

Gjithashtu, në këtë takim të lartëcekurit u dakorduan që Ndërmarrja “Pastrimi” të vazhdojë të furnizojë Komunën e Fushë-Kosovës me kontejnerë të rinj, në mënyrë që të lehtësohet hedhja e mbeturinave nga ana e qytetarëve.