Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha iu uron të gjithë besimtarëve të Fesë Islame, festën e Kurban Bajramit

2016/09/12 - 12:42

Festa e Kurban Bajramit është mundësi e mirë për fisnikërimin e shpirtit, rritjen e besimit në krijuesin tonë, ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit, të jemi afër atyre që kanë nevojë, të rrisim kujdesin dhe dashurinë për fëmijët, familjen dhe të gjithë qytetarët.

Kjo festë na obligon që t’i vizitojmë miqtë dhe të afërmit por le të na shërbejnë edhe më shumë përkushtimi për kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit si vlera universale.

Urime, shëndet e mbarësi për të gjithë!

Me respekt:
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës
Burim Berisha