Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, pret në zyrën e tij Drejtorin e SHKA “Shqiponjat e Medvegjës” z.Selman Rexhepi

2016/07/11 - 1:06

Sot iu nda mirënjohje Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, nga Drejtori i SHKA “Shqiponjat e Medvegjës” z.Selman Rexhepi, për bashkëpunimin e krijuar vite me radhë dhe ndihmën e ofruar nga ana e komunës për hapjen e zyrës SHKA “Shqiponjat e Medvegjës” në komunën e Fushë-Kosovës, e cila zyrtarisht u përurua të dielën më datë: 10.07.2016, në prezencën e përfaqësuesve të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtar.

Kjo zyrë do të shërbejë për të gjitha aktivitetet e banorëve të luginës të cilët kanë bërë zgjidhje jetësore në Komunën e Fushë-Kosovës si vatrën e tyre të dytë.