Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, priti sot në takim udhëheqësit e Bordit për Ujësjellës dhe Kanalizim dhe udhëheqësit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit dhe Kanalizimit Prishtina

2016/04/15 - 2:13

Pjesëmarrës të takimit ishin: z.Amir Gashi-Kryesues Bordi për Ujësjellës dhe Kanalizim, z.Ilir Rexhepi-Drejtor Bordi, z.Ilir Abdullahu U.D i Kryeshefit Ekzekutiv dhe z.Sali Gonbalaj –Sekretar, ndërsa nga komuna e Fushë-Kosovës morën pjesë: z.Burim Berisha – Kryetar Komune, z.Fadil Krasniqi – Kryesues, z.Maliq Berisha – Drejtor i Shërbimeve Publike dhe z.Adnan Bullatovci – Koordinator i Zyrës për Mbrojtje të Mjedisit.

Në takim u diskutua për ngritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë. Kryetari u njoftua për investimet që do të bëhen nga kompania ‘KUR Prishtina’ në komunën e Fushë-Kosovës, kurse  i njoftoi ata me investimet që janë bërë nga komuna.

Për bashkërendim të projekteve në të ardhmen u diskutuan këto pika:

  1. Furnizimi me ujë i fshatrave: Sllatinë, Henc, Harilaç, Vragoli, Bardh;
  2. Kyçja e gypit në Bresje;
  3. Impianti për trajtim të ujërave të zeza.

Për temat e lartcekura u arrit mirëkuptim i dyanshëm për t’u realizuar projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve tanë, nënshkrimi i një Marrëveshjeje Bashkëpunimi për stabilizim të furnizimit me ujë të pijes dhe projekteve, të cilat pas konsultimeve të tjera do të harmonizohen me një takim pune gjatë ditëve në vijim.