Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha uron të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit

2024/11/28 - 1:26

Të dashur qytetarë të Komunës së Fushë-Kosovës,

Urime Festa e Flamurit!
Urime Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!
Urime ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari!

Festa e 28 Nëntorit, është data më e ndritshme për kombin, prandaj përveç festimit sjell më shumë se kurrë në mendjet tona burrat dhe gratë e kombit që nuk pushuan asnjëherë në kauzën e tyre për lirinë dhe shtetin.

Në këtë ditë historike ne nderojmë çdo shqiptar që u flijua për liri, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar në amanetin e tyre – fuqizimin e shtetit dhe kombit tonë.

Më lejoni që me respektin më të madh në emër të institucioneve komunale të Komunës së Fushë-Kosovës dhe në emrin tim të gjithë shqiptarëve t’ua uroj Festën e 28 Nëntorit.

Zoti ju bekoftë!

Burim Berisha, Kryetar i Komunës së Fushë-Kosovës