Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës z.Burim Berisha priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi

2014/11/14 - 12:34

Kryetari i Komunës z.Burim Berisha priti sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi. Në këtë takim u bisedua për funksionimin e komunës së Fushë-Kosovës, për përvojat e mundshme që do të mund të barteshin në funksionimin e sistemit lokal në Shqipëri. Gjithashtu gjatë takimit u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit kulturor, ekonomik e të ngjashme.