Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha, priti në takim biznesmenë polak

2017/02/10 - 9:54

Në vazhdën e takimeve, sot Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim dy biznesmenë polak, të cilët u interesuan për mundësinë e implementimit të projektit për riciklimin e mbetjeve organike dhe atyre inerte. Mundësitë e bashkëpunimit rreth këtij projekti janë të mëdha dhe me këtë natyrë të punës do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.