Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës z.Burim Berisha priti në takim z.Skender Hyseni – Ministër i Punëve të Brendshme

2015/08/14 - 1:37

Sot ministri i punëve të brendshme z.Skender Hyseni bëri një vizitë në komunën e Fushë-Kosovës. U takua me kryetarin e komunës z.Burim Berisha, me bashkëpunëtorët e tij si dhe me këshillim komunal për siguri në bashkësi – KKSB.

Gjatë takimit u diskutua për avancimin e sigurisë në komunë dhe më gjerë, për rritjen e performancës dhe stafit në stacionin policor të Fushë-Kosovës, për mundësitë e rregullimit të mëtutjeshëm të trafikut që është bukur i ngarkuar.

Ministri diskutoi me anëtarët e këshillit komunal për siguri në bashkësi dhe premtoi se tema të ngjashme dhe të tjera do të organizohen në takimet e ardhshme.