Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Kthehet nga Struga Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës”

2016/08/09 - 12:53

Mbyllet në Strugë Festivali i 25-të i Këngëve dhe i Valleve Popullore, të përpunuara dhe stilizuara “Këngë Jeho”, Strugë 2016.

Për tri ditë rresht, sa zgjati Festivali, Ansambli nga Fushë-Kosova ishte në qendër të vëmendjes së struganëve dhe mysafirëve të shumtë, pasi që ishte i nderuar të bëjë hapjen e këtij eventi me një koreografi krejt ndryshe, kurse ditët në vijim prezantoi vlerat e mirëfillta të valles popullore shqiptare.

 

Vlerësime dhe komplimente, për punën dhe prezantimin e këtyre vlerave të Ansamblit nga Fushë-Kosova, dhanë: Kryetari i Komunës, z. Ziadin Sela, këngëtari i mirënjohur Arif Vladi si dhe Shaqir Hasi, Besiana e Shkodran Mehmedi, Agim Poshka, etj.