Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

MAPL FINANCON PROJEKTIN “NDËRTIMI I TREGUT TË HAPUR NË FUSHË KOSOVË”

2017/02/10 - 9:59

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit “Ndërtimi i tregut të hapur në Fushë Kosovë”.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit për financimin e projekteve kapitale do të vazhdojë edhe me komunat tjera të Kosovës.