Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Komunës Burim Berisha uron qytetarët e Fushë-Kosovës

2015/09/23 - 9:34

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Komunës  Burim Berisha uron qytetarët e Fushë-Kosovës

“Qytetarë të komunës së Fushë-Kosovës, më lejoni që në emrin tim personal dhe të udhëheqjes së komunës së Fushë Kosovës, t’iu uroj festën e Kurban Bajramit, e cila është ditë e sakrificës për të mirën, që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore dhe kombëtare.

Kjo është një ditë me një kuptim shumë të madh dhe mesazhi që jap sot dhe të gjitha ditëve që do të vijnë është që logjika, arsyeja e toleranca të mbizotërojë mbi injorancën, arrogancën dhe mungesën e vullnetit.
Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjellë më afër njëri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve, duke qenë solidarë ne jemi më afër edhe Zotit.

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Urime Kurban Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit të Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha.