Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Me rastin e ngjarjes tragjike në Fushë-Kosovë, Kryetari i Komunës Burim Berisha ngushëlloi familjen Jasharaj

2014/12/17 - 2:14

Jam thellësisht i tronditur nga lajmi që ndodhi sot  në Fushë-Kosovë, ku si pasojë e kafshimit të qenve ka mbetur i vdekur fëmiu Driton Imer Jasharaj.

Ky rast është tepër shqetësues dhe neveritës andaj jemi pjesë e pikëllimit të familjes Jasharaj.

Problemi i qenve endacakë, është një problem i madh për Fushë-Kosovën, por edhe për gjithë Kosovën.  Komuna ka ndërmarrë masat për aq sa lejon ligji. Duke pasur parasysh që ligji nuk e lejon ekzekutimin e tyre në asnjë formë,  është  angazhuar një operator profesionist që ka bërë kastrimin e këtyre qenve.

Duhet rikujtuar edhe një herë, se shërbimet tona komunale kanë bërë vaksinimin dhe kastrimin e 478 qenve këtë vit, duke u munduar që sado pak të zbusim këtë problem.

Projekti do të kishte edhe më shumë sukses nëse në të njëjtën kohë do të vepronin edhe komunat fqinje si Prishtina, Graqanica, Lipjani dhe Obiliqi.