2018/09/07 - 5:45
Sot, në një takim pune në zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes të USAID dhe Komunës së Fushë-Kosovës për projektin e themelimit të “Qendrës Inovative” në ambientet e Shkollës “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë.
Marrëveshja parasheh investime në ngritjen e kapaciteteve dhe mundësive për nxënësit e Shkollës “Hivzi Sulejmani” lidhur me hapjen e një ‘Qendre Inovative për Teknologji Informative’. Përveç kësaj qendre, në të ardhmen parashihet të vazhdoj ky projekt edhe në fushën e artit, muzikës dhe segmenteve të tjera që kanë të bëjnë me edukimin dhe arsimimin e gjeneratave te reja në Shkollë.