Sot, Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) me ECMI Kosovën, përfaqësuar nga Adrian Zeqiri, Kryeshefin Ekzekutiv të KRM”Pastrimi”përfaqësuar nga Petrit Reçica dhe dhe Demirali Gashi, Drejtorin e Recycling Zone Sh.P.K, për të krijuar një mekanizëm bashkëpunimi për vendosjen e një sistemi të riciklimit të mbetjeve në Komunën e Fushë Kosovës.
Projekti synon të krijojë një model riciklimi që përfshin të gjithë akterët, si dhe të mbështesë komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptiane që jetojnë në Komunë.