Republika e Kosoves

Fushë Kosovë

Memorandum në mes të Kombeve te Bashkuara për Zhvillim dhe Komunës së Fushë-Kosovës

2012/12/19 - 1:12

Sot u nënshkrua memorandumi në mes të Osnat Lubrani – Koordinatore e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Kryetarit të Komunës z.Burim Berisha për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm, çrrënjosjen e varfërisë, përparimin e grave, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit.

Projekti do të implementohet brenda 3 viteve dhe do të kap shumën e 750 mijë dollarëve, të cilat do të realizojnë projekte në fushën e arsimit, shëndetësisë, punësimit, administratës dhe ambientit. Komuna do të participoi me 30% të shumës totale të projektit. Me këto projekte do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.