2024/04/10 - 6:38
Të dashur qytetarë, Festa e Bajramit, vjen pas muajit te shenjtë të Ramazanit dhe uroj që të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë per familjen dhe shtetin.
Agjërimi i Ramazanit lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, ngrit ndjenjat e solidaritetit, zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme njerëzore.
Komuna e Fushë-Kosovës do të vazhdojë të jetë e angazhuar në ngritjen e mirëqenies dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë qytetarët e komunës sonë.
Me fat Fitër Bajrami dhe lutemi për paqe dhe lumturi!
Me respekt: Kryetari i komunës: z. Burim Berisha